Telegrafi

Policia kërkon nga shoferët që të kenë vëmendje gjatë vozitjes në kushte të ndryshme klimatike

Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në kushte të ndryshme klimatike.

Policia ka dhënë disa rekomandime për vozitësit kur ata lëvizin me shpejtësi prej 50 km/h. Policia ka treguar se sa duhet të jetë distanca në mes të automjeteve, ose sa sekonda duhet të jesh qëndruar larg automjetit që ke përpara, transmeton Telegrafi.

“Automjeti i cili lëviz në rrugë të terur i nevojitet më shumë se 35 metra apo më shumë se 2.5 sec për t’u ndalur.

Automjeti i cili lëviz në rrugë të lagur i nevojitet më shumë se 40 metra apo më shumë se 2.9 sec për t’u ndalur.

Automjeti i cili lëviz në rrugë me borë i nevojitet më shumë se 55 metra apo më shumë se 3.7 sec për t’u ndalur.

Automjeti i cili lëviz në rrugë me ngrica i nevojitet më shumë se 87 metra apo më shumë se 6.3 sec për t’u ndalur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/