Telegrafi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vjedhje në Shtërpcë

Policia e Kosovës në Ferizaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi në kërkim policor për veprën penale të vjedhjes.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personit të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore nё Ferizaj, lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të përcaktimit të identitetit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e personit në kërkim policor.

“Personi i shpallur në kërkim dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes që ka ndodhur më 21.09.2023 në Shtëprcë, por që deri më tani policia e stacionit në Shtërpcë nuk ka mundur ta identifikojë”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Policia Rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë,  apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë  192,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/