Telegrafi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për shitje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka publikuar të premten fotografinë e të pandehurit Ymridin Selver Krasniqi, i cili dyshohet për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Ky institucion ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës, ka pranuar autorizimin e Prokurorisë Themelore Prizren, për publikimin në media të fotografisë së të pandehurit Ymridin (Selver) Krasniqi, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e të pandehurit”.

“Ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën për media.

Të dhënat personale të të dyshuarit:

-Ymridin (Selver) Krasniqi (Badini),

-Data e lindjes: 08.02.1988,

-Adresa: Rruga ‘Selajdin Berisha’ nr. 102 Prizren./Telegrafi/