Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin si dhe arrestimin e tij.
Sipas policisë, i njëjti kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në janar të këtij viti.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”.
“I dyshuari kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në muajin janar, 2024”, thuhet në komunikatën për media.
Qytetarët janë lutur që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192. /Telegrafi/