Telegrafi

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij personi, dyshohet se sulmoi me sëpatë një 72-vjeçar

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi.

Bëhet fjalë për Debatik (Nak) Delijaj nga fshati Bardhaniq i Gjakovës.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Lexo po ashtu Një 72-vjeçar goditet me sëpatë në Gjakovë - dërgohet në QKUK

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Telegrafin se personi i kërkuar dyshohet se më 27 qershor 2022 kishte sulmuar me sëpatë një 72-vjeçar. /Telegrafi/