Telegrafi

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 55-vjeçarit që u zhduk në korrik të vitit të kaluar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunim për gjetjen e një personi të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Aziz Ramiz Dervishaj, i lindur me 20.07.1963 në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, ku edhe ka banuar.

“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e çështjes kërkojmë nga ju nëse mund te na ndihmoni ne arritje te çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, njofton policia.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192. /Telegrafi/