Site icon Telegrafi

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një personi, dyshohet për keqtrajtim të kafshëve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar kafshë dhe ka ndotur ushqimin si dhe ujin e shtazëve.

Të njëjtit policia ia ka publikuar edhe fotografinë me autorizim nga prokuroria kompetente.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi”.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast Keqtrajtim i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve nga neni 346 par.3 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, policia ka lutur qytetarët që të kontaktojnë në numrin e telefonit: 192. /Telegrafi/

Exit mobile version