Policia e Kosovës ka publikuar të enjten fotografinë e dy personave, të cilët dyshohen për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Policia ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të tyre.
“Personat kërkohen për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ e cila ka ndodhur me 03.11.2022 në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren”, thuhet në njoftimin për media.
Policia ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”. /Telegrafi/