Site icon Telegrafi

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari kërkohet për një rast të kanosjes, transmeton Telegrafi.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në polici me datën 12.12.2023”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia shton “të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”./Telegrafi/

 

Exit mobile version