Site icon Telegrafi

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi në Prishtinë, i përfshirë në dy raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi.

Ai kërkohet për dy raste të vjedhjeve, transmeton Telegrafi.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në dy raste të vjedhjeve”, transmeton Telegrafi.

Tutje, në njoftim thuhet se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/

Exit mobile version