Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.
Policia e Kosovës, thekson tutje se mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4 pika 4.1, 4.12, lidhur me nenin 77, paragrafi 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale; ”Vjedhje e Rëndë”, konform nenit 315 të KPRK-së.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia thotë se vlerëson lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre. /Telegrafi/