Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar një kërkesë bashkëpunimi me qytetarët për arrestimin e
“VALDET (Muharrem) BERISHA i lindur me 19.11.1988 në PEJË. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/