Telegrafi

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Remzije Mustafës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 07.11.2019 është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.

Sipas njoftimit të policisë, që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme, analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Policia kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, duke informuar Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në 0800 19 999.

Lexo po ashtu Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, e zhdukur qe gjashtë ditë

Edhe familja e Remzie Mustafës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj./Telegrafi/