Policia e Kosovës, bazuar në ligjin për publikimin e fotove dhe video incizimeve si dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar një video me qëllim të identifikimit të personit të dyshuar, i cili shihet në video.
Sipas njoftimit të policisë, ky person kërkohet nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, nga neni 267 lidhur me nenin 275 paragrafi 1,pika 1.8 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur në njoftim, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme. /Telegrafi/