Telegrafi

Policia kërkon bashkëpunimin për arrestimin e Astrit Rexhaj

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është:

•ASTRIT (Muhamet) REXHAJ i lindur me 15.10.1985 në Tomoc-Istog.

I akuzuari është i kërkuar për veprën penale:

•1- (një) rast për veprën penale “MASHTRIM NË VOTIME”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/