Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e dy personave në kërkim, të cilët dyshohen se kanë kanosur zyrtarin policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Në kërkim të policisë janë personat e dyshuar Xhevat Hamit Thaqi Dl.09.05.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën “Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917. Safet (Sadri) Gashi Dl.08.05.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648.
“Lidhur me rastin penal ‘Kanosje’ pranë Sektorit te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
“Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë”.
Më tej thuhet se “të dyshuarit në fjalë të cilët janë në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës janë recidivist me të kaluar kriminale”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar te paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/