Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar, për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se bëhet fjalë për Xhevdet Shaban Selimi i lindur me 23.03.1986 në fshatin Uglar, të Gjilanit.
“Personi është Xhevdet Shaban Selimi i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ i cili ka ndodh më 22.11.2023 në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim janë shënuar numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/