Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Brikend Ismet Zogajt dhe Blerand Ismet Zogajt, të cilët dyshohen për vrasje të mbetur në tentativë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se deri më tani të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për “Vrasje e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim .
“Vrasja e mbetur në tentativë” ka ndodhur më 26.08.2024 në fshatin Greme të Ferizajt, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/