Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka bërë apel për qytetarët që të ndihmojnë në gjetjen edhe arrestimin e Bashkim Sokolit nga Gjakova.
“Policia e Kosovës, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
•BASHKIM (Arif) SOKOLI i lindur me 17.10.1965 në Gjakovë.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:
•1- (një) rast për veprën penale “VRASJE NE TENTATIVË”
•1- (një) rast për veprën penale “VJEDHJE E RËNDË””, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/