Telegrafi

Policia kërkon 2 500 jelekë anti plumb, vlera e kontratës mbi 2 milionë euro (Dokument)

Policia e Kosovës po kërkon t’i blejë mbi 2 500 copë jelekë anti plumb për nevoja të saj.

Njoftimi për tender është dhënë me 24 qershor të këtij viti, ndërsa brenda muajit korrik pritet të hapen edhe ofertat e para, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës është 2 milionë e 279 mijë e 760 euro, raporton Indeksonline.

Furnizimi me jelekë anti plumb të brendshëm dhe të jashtëm duhet të bëhet brenda 36 muajve pas marrjes së tenderit nga operatori ekonomik.

Sasia e përafërt e anti plumbit të brendshëm është 174 copë, kurse anti plumbi i jashtëm 2472 copë.
Policisë së Kosovës në nëntor të vitit të kaluar i është anuluar tenderi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për furnizim me jelekë anti plumb dhe maska.

Gjykata e tenderëve kishte gjetur tri shkelje duke favorizuar një kompani në këtë procedurë të tenderimit.