Telegrafi

Policia i ka nisur hetimet ndaj Steven Seagalit rreth akuzave për abuzim seksual

(Foto: Getty Images)

Departamenti policor i Los Angelesit ka nisur një hetim për Steven Seagalin.

Aktori hollivudian është akuzuar për ngacmime seksuale nga disa femra, ndërsa njëra prej tyre e akuzuar edhe për përdhunim.

(Foto: Getty Images)

CBS News bën të ditur se një zëdhënës i LAPD ka konfirmuar fillimin e hetimeve në lidhje me një incident që pretendohet se ka ndodhur në vitin 2005.

Policia e Los Angelesit nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë rast.

Ky hetim ka ardhur pasi disa femra, duke përfshirë Portia de Rossi, Julianna Margulies dhe Rae Dawn Chong, e kanë akuzuar Seagalin për keqtrajtime seksuale.

Lexo po ashtu ​Skandali seksual, edhe Steven Seagal në listë

De Rossi, e cila është në një martesë lesbike me Ellen DeGeneras, ka thënë se ylli i filmave aksion i kishte hequr pantallonat në një audicion në zyrën e tij.

(Foto: Getty Images)

Margulies ka rrëfyer se aktori e kishte ngacmuar seksualisht kur ajo ishte 23 vjeçare, kurse Chong e ka akuzuar Seagalin se ishte zhveshur para saj në një dhomë hoteli, ndërsa më pas i kishte dërguar një sërë mesazhesh të natyrës seksuale.

Ndërsa një femër e quajtur Regina Simons, e cila kishte punuar në filmin e vitit 1994, “On Deadly Ground”, ka rrëfyer për The Wrap se aktori e kishte përdhunuar në shtëpinë e saj.

65-vjeçari në vitin 2010 ishte akuzuar për ngacmim seksual të ish-asistentes Kayden Nguyen, ndërsa deri më tani atë e kanë akuzuar dhjetëra femra për keqtrajtim. /Telegrafi/