Telegrafi

Policia jep informata për autobusin e dëmtuar në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se është informuar së është sulmuar autobusi i trafikut urban në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se janë angazhuar njësitet kompetente për parandalimin e këtyre rasteve.

“Sot me datën 31.10.2019 duke filluar nga ora 17:00, Policia ka marr informata dhe ankesa të ndryshme nga qytetarët se në qytet por edhe në disa fshatra përreth, fëmijë të moshave të ndryshme po gjuajnë me vezë dhe mjete të forta (gur) autobusët e trafikut urban si dhe disa kombibus. Të gjitha njësitet kompetente policore janë angazhuar për identifikim dhe parandalimin e këtyre rasteve. Pavarësisht situatës po veprohet me intensitet të shtuar për menaxhim të rasteve, pasi që sonte ka edhe lëvizje më të shtuar të fëmijëve”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Dëmtohet një autobus i trafikut urban gjatë festimit të 'Halloween', ndërprehet qarkullimi

Hoxha ka thënë se këto raste do të trajtohen konform procedurës ligjore.

” Natyrisht, policia është e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë për të gjithë duke përfshirë edhe mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve të ndryshme. Megjithatë rastet që raportohen për dëmtim të pronës do të trajtohen konform procedurave ligjore”, është shprehur ai.

Lidhur me këtë rast Trafikun Urban ka ndërprerë qarkullimin.

Po ashtu edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar duke thënë se cili ka thënë se kështu nuk festohet Halloween askund./Telegrafi/