Site icon Telegrafi

Policia jep detajet për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes

Mbrëmjen e djeshme, në një aksident me makinë ka humbur jetën Albadrit Sejdija, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia, ku shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

“Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa lëndime trupore kanë  pësuar dy pasagjerë ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë, në orën 18:55.

Exit mobile version