Telegrafi

Policia jep detajet e plagosjes së një personi në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë rreth orës 24:00, ka marrë informacionin se në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë, ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: B.Xh mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që personi që dyshohet të jetë i përfshirë në  këtë rast është identifikuar dhe po kërkohet nga policia. /Telegrafi/