Telegrafi

Policia jep detajet e arrestimit të Donika Kadaj-Bujupit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 03.03.2017 gjatë ditës ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në PKK-Hani i Elezit.

Me këtë rast, thuhet në njoftimin e Policisë, njësitet relevante policore kufitare, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. D. (K.) B., të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Vlen të potencohet se znj. D. (K.) B., ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta do të shoqërohet në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/