Telegrafi

Policia jep detajet e aksidentit në Sllatinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin ndërmjet një automjet dhe trenit të mallrave në Sllatinë të Fushë Kosovës kanë lënduar tre persona.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur të martën në ora 11:50.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/