Telegrafi

Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Prishtinë, ku kanë mbetur të vdekur tre person, transmeton Telegrafi.

Kelani, tha se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje.

Lexo po ashtu Vrasja e trefishtë, kryefamiljari që kreu vrasjen dyshohet të ketë pasur probleme mendore

“Policia e Kosovës ka pranuar sot një informacion rreth ores 13:00 për një vdekje të dyshimtë. PK  ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimte, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë mashkull viti i lindjes, 1958, një grua 1959, dhe një vajzë 1991”, tha Kelani në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vrasje në Prishtinë, vriten tre persona (Foto)

Ai bëri të ditur që sipas informacioneve që kanë siguruar deri tani, i dyshuari mashkull fillimisht ka vrarë gruan e tij, pastaj renë dhe vetën.

Kelani, në fund tha se pasi të përfundojnë hetimet do të japin detaje të reja./Telegrafi/

Lexo po ashtu Vrasja në Prishtinë - vret gruan dhe nusen e djalit, pastaj veten