Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së avokatit Gazmend Halilaj.
Policia bën të ditur se avokati Halilaj është sulmuar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij dy persona të panjohur, kanë shtënë me armë zjarri në ajër e më pas e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendi e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për shtëpi ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti ka ndodhur ditën e mërkure në fshatin Gllogoc rreth orës 15:15./Telegrafi/