Telegrafi

Policia jep detaje të reja për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë në lagjen Veternik në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka informuar se katër persona të dyshuar kishin hyrë brenda shtëpisë së tij, dhe njëri nga ta i ka drejtuar armën viktimës, me ç’rast viktima ka poseduar armë dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit m/sh/k (K.K., viti i lindjes 1976) dhe e ka qëlluar për vdekje.

Lexo po ashtu Detajet e vrasjes në Veternik: Pronari i shtëpisë vrau hajnin

“Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka shtënë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur. Tre të dyshuarit tjerë kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes.

Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo po ashtu Vritet një person në lagjen Veternik në Prishtinë

Nga viktima është konfiskuar pistoleta e cila është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/