Telegrafi

Policia jep detaje të reja për vrasjen në Fushë Kosovë, ku dyshohet se djali vrau babanë e tij me sëpatë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar personin i cili dyshohet se ka vrarë babanë e tij, ndërkaq me urdhër të prokurorit kujdestar atij i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kryer veprën e lartëcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Vritet një person në Fushë Kosovë, policia arreston të dyshuarin

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në një shtëpi private, ku dyshohet që djali 40 vjeçar ka vrarë babanë e tij 70 vjeç, me sëpatë./Telegrafi/