Telegrafi

Policia jep detaje të reja për aksidentin në Deçan, ku u lënduan tetë persona

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur ditën e mërkurë në Deçan, ku janë lënduar tetë persona.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10, transmeton Telegrafi.

“Rr. Luan Haradinaj , Deçan 10.02.2021- 20:10. Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave ku lëndime trupore kanë pësuar shtatë meshkuj dhe një femër kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, njëri nga ta është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku 15 prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/