Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, për 15 shtetas të Shqipërisë.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të Policisë së Shtetit, bëhet e ditur se arrestimet kanë të bëjnë me disa vepra penale si “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”, “Mashtrim”, etj.
Ndryshe, policia ka zbatuar urdhër arrestet që SPAK ka lëshuar ndaj 15 personave të akuzuar se kanë shpërdoruar detyrën në procedurat e inceneratorit të Tiranës. /Telegrafi/