Telegrafi

Policia jep detaje si ndodhi tentim grabitja në argjendarinë në Prizren ku u plagosën babë e bir

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth tentim grabitjes që ndodhi dje në Prizren në një argjendari, ku mbetën të plagosur babë e birë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orë 17:02.

“Është raportuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari. Të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, pronarit të lokalit dhe djalit të tij, të cilët si pasoj e të shtënave nga arma janë plagosur”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo po ashtu Persona të armatosur, në tentim për të grabitur argjendarinë plagosin babë e bir në Prizren

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Viktimat janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga të gjitha njësitë relevante”, thuhet në raport. /Telegrafi/