Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vrasjen e së martës që ndodhi në ndërtesën e AKI-së, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 25 fishekë.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Më tutje në raport thuhet se personi i cili ka shtënë mbi viktimës është arrestuar nga policia.
“Është arrestuar personi i cili ka shtënë me armë zjarri mbi viktimën. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 25 fishekë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, si thuhet tutje në raport trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/