Site icon Telegrafi

Policia jep detaje rreth rrahjes së shtatë personave në Viti, ku një person ka mbetur i vdekur

Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i vdekur pas rrahjes që ka ndodhur dje mes shtatë personave në fshatin Sodovinë e Qerkëzve, komuna e Vitisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arsyeja e mosmarrëveshjes mes këtyre personave ishte rreth një kontesti pronësor.

PK ka bërë të ditur se gjashtë të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version