Site icon Telegrafi

Policia jep detaje rreth ngjarjes tragjike në Milloshevë, ku humben jetën dy fëmijë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Milloshevë, ku humben jetën dy fëmijë, teksa po laheshin në një hapësirë me ujë, në formë të një liqeni të vogël artificial.

“Sot më, 16.06.2020, rreth orës 15:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit, në një hapësirë me ujë, në formë të një liqeni të vogël artificial, me thellësi disa metra, tre fëmijë (dyshohet se kishin shkuar të laheshin) dhe dy nga ata, të moshës nëntë dhe njëmbëdhjetë vjeçar, nuk kanë arritur të dilnin nga uji”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Dy fëmijë bien në pus në fshatin Milloshevë, njëri humb jetën

Më tej në njoftim thuhet se “fëmija i tretë, me vrap ka shkuar dhe kërkuar ndihmë nga qytetarët më të afërt. Po ashtu policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes së bashku më ekipin mjekësor. Një qytetar ka arrit ta nxjerr nga uji njërin fëmijë. Qytetari dhe ekipi mjekësor i kanë ofruar ndihmën e parë fëmijës, por bazuar në konstatimet e mjekëve trupi ishte pa shenja jete”.

“Në vend-ngjarje janë ftuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së. Ata, pas një kërkimi, kanë arritur që rreth orës 17:10 ta gjejnë edhe trupin tjetër, i cili po ashtu bazuar në konstatimet e ekipeve mjekësore që ishin në vend-ngjarje ishte pa shenja jete. Në vend të ngjarjes ka dal prokurori dhe kryetari i Komunës së Obiliqit”.

Lexo po ashtu Kelani: Supozohet se dy fëmijët që u mbytën në Milloshevë kishin lidhje familjare

“Njësitet relevante policore, përfshirë hetues policorë dhe krim-teknika, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Bazuar në vendimin e prokurorit, dy trupat e pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti iniciohet si ‘hetim mbi vdekjen’. Rasti do të kompletohet nga hetuesit policorë me deklarata, dëshmi relevante dhe raportin nga IML-ja”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version