Telegrafi

Policia jep detaje rreth aksidentit në Prishtinë

Një motoçiklist ka marr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo po ashtu Aksident në Prishtinë mes një veture dhe një motoçiklete (Foto)

Sipas saj, motoçiklisti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 10:30 në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtine, ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklisti dhe një automjeti. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /Telegrafi/