Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu 20 vetura buzë magjistrales Gjakovë-Prizren

Rreth 20 vetura të parkuara në një pikë grumbullimi për pjesë janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.

Policia për Telegrafin ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, derisa sipas tyre veturat nuk kanë qenë në funksion.

“Sot më datë 02.08.2021. rreth orës 13:30, në Rr.”Gasper Karaqi” – Gjakovë është pranuar informatë mbi për një zjarrvënie. Në vendngjarje është vërejtur se zjarri ka përfshirë diku rreth 20 vetura të cilat ishin të pa përdorura”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit të cilët e kanë mundur të lokalizojnë zjarrin.

“Zjarrfikëset kanë dalur në atë lokacion dhe kanë lokalizuar zjarrin. Është intervistuar pronari i veturave, ankuesi ka deklaruar se nuk dyshon në askënd”, njofton tutje policia.

Për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të cilit iniciohet rast dhe po ashtu janë njoftuar ekspertët e zjarrit për të dalë në vendngjarje. Shuma e demit për momentin nuk dihet./Telegrafi/

Exit mobile version