Telegrafi

Policia jep detaje për vrasjen në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një 30 vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 50 vjeçar.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj  ka dhënë detaje për rastin.

Lexo po ashtu Djali e ther për vdekje babanë e tij në Prizren

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, pasi një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit.

Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë.

Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes./Telegrafi./