Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një i mitur është arrestuar pasi kishte shtëne me armë-revole në drejtim të një personi tjetër duke e qëlluar për vdekje në kokë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:31 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj.

Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit. I dyshuari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia me ç’rastë është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Është konfiskuar një revole, e cila dyshohet se është përdorur në rast  kal 7.65mm, me një karikator dhe tre fishekë. Trupi i pa jetë i viktimës me vendimin e prokurorit, është dërguar për obduksion në IML, kurse i dyshuari është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version