Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për vetaksidentin me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

Foto: Ilustrim

Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, shtetas i Shqipërisë, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur një mbrojtëse në rrugë.

“Autostrada Ibrahim Rugova, Km 10 drejtimi Vërmicë, 20.04.2022 – 11:25. Ka ndodhur një aksident trafiku-vetë aksident me fatalitet. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke drejtuar veturën duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka goditur mbrojtësen e djathtë te rrugës”.

Lexo po ashtu Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person humb jetën

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version