Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një paciente në Spitalin e Pejës.
Sipas raportit thuhet se viktima femër para tri dite i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik, dhe pastaj i është keqësuar gjendja ku dje ka ndërruar jetë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare tre ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe se sot ju është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë policore dhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Nisjen e hetimeve për këtë rast nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë, e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodan Nikçi. /Telegrafi/