Arrestohet një person për mosdhënien e ndihmës sot në Pejë, në orën 12 e 50 është gjetur e vdekur një grua 44 vjeçare nga Gjakova.
Sipas policisë së Kosovës shkaku i vdekjes së saj mund te jetë natyrale. Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.
“Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit – (Departamenti i Krimeve të rënda), i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.”, thuhet në komunikatën e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se është arrestuar një person për mosdhënien e ndihmës.
“Rasti i vdekjes është duke u trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si ‘Hetim i vdekjes’, po ashtu është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale ‘ Mosdhënia e ndihmës’.“, përfundon njoftimi.