Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Prizren

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Struzhë të Prizrenit është raportuar se një rojtar përderisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik, aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version