Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së hënës në qytetin e Pejës. Viktima ishte gjetur në kanalin që përçon Çarshinë e Gjatë të Pejës.
Rastin dje për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është thirrur Mjekësia Ligjore për të tërhequr trupin e pajetë dhe po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së viktimës”, tha Nikçi.
E policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima ka qenë i gjinisë mashkullore, dhe se familjarët kanë treguar se i njëjti kishte probleme mentale.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/