Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për të miturin që theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Foto: Arkiv

Një i mitur është arrestuar pasi ka goditur me thikë një të mitur tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:37 në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar për shërim shtëpiak.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur të cilët sipas informatave kishin pas një zënkë mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar për shërim shtëpiak. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version