Telegrafi

Policia jep detaje për sulmin ndaj drejtorit të Financave të Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 18:40 një person ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij me ç’rast është dëmtuar xhami i pasmë i veturës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, të mërkurën në ora 18:40.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Ndryshe, Telegrafi mbrëmë ka raportuar se drejtori i Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni është gjuajtur me armë.

Lajmi ishte konfirmuar nga zyrtarë të Policisë.