Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje, nën kërcënim të armëve kanë rrëmbyer dy persona.
Rasti ka ndodhur në fshatin Llapashticë e Poshtme të Podujevës, të martën në ora 12:05.
Persona e dyshuar i kanë marrë dy të rrëmbyerit dhe i kanë dërguar në pyllin e fshatit dhe pastaj i kanë kthyer viktimat dhe i kanë lënë të lirë në qytetin e Podujevës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë dhe një thikë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/