Telegrafi

Policia jep detaje për rrahjen masive në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosoëvs, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:35, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime.

Lexo po ashtu Aksidentohen e pastaj rrahen mes vete, ndërhyn policia dhe arreston katër persona në Pestovë

Ndërkaq, të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“ Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë rrahur në mes vete. Gjatë arrestimit dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Siç thuhet tutje në raport, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  /Telegrafi/