Telegrafi

Detaje nga plagosja e dy qytetarëve në Dragash

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar, njëri prej tyre zyrtar policor të cilët pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç ‘rast i ka plagosur dy persona.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, në Dragash.

Siç thuhet në raport, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë.

Lexo po ashtu Një polic plagos dy qytetarë në Dragash

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike,  zyrtari policor ka përdorur armën me ç ‘rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë. Në lidhje është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit ndalen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/